Prokuroria kërkon paraburgim për katër të arrestuarit nga familja Gërbeshi

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për katër të arrestuarit gjatë aksionit të 21 shtatorit në Vushtrri.
🔹 Sipas Prokurorisë, të pandehurit me iniciale Rr.G., A.G. dhe E.G. dyshohen për veprën penale “Detyrimi”, ndërsa i pandehuri K.G. për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria”.
Gjatë aksionit, policia ka kryer kontrolle në disa lokacione në fshatin Ropicë dhe në qytetin e Vushtrrisë, ku janë sekuestruar:
2 armë të shkurta 352 fishekë të kalibrave të ndryshëm 2 karikatorë 2 dylbi 7 telefona celularë 1 shkop druri 1 thikë 1 palë dorëza dokumente të ndryshme, pasaportë, patentë shofer 1 USB, 1 llap-top 1 palë patika dhe 1 çelës motori
Katër të pandehurit ndodhen në ndalim 48 orësh me vendim të prokurorit, ndërsa seanca për masën e paraburgimit pritet të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri.

