Privohet nga liria 36 vjeçari nga Struga, konfiskohen municione dhe lëndë narkotike

Më 18.10.2022 në ora 18:00 në lagjen “Plitishtë” në Strugë, oficerë policorë nga Njësia për Punë të Mbrendshme Strugë kanë privuar nga liria D.U.(36) nga Struga.
Gjatë bastisjes në shtëpinë në të cilën ai jeton, janë gjetur dhe konfiskuar dy granata dore, dy fishekë të kalibrit të ndryshëm, një pushkë me ajër “Gammon”, një qese me marihuanë dhe sende të tjera.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe në konsultim me Prokurorin Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen paditë e duhura . SPB – Ohër, Zëdhënëse Merlina Islami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *