I mituri kryen vjedhje në Komunën e Strugës

Mbrëmë, i mituri nga Struga është futur në Komunën e Strugës nga xhami i dritares së katit përdhesë, me çrast në mënyrë të paligjshme ka marrë paisje nga Komuna.

Sipas informacioneve mësohet se janë vjedhur disa llaptopë të punonjësve të Komunës së Strugës.

I mituri është arrestuar nga policia e Strugës. Duke pasur parasysh dispozitat ligjore për të miturit, ai është intervistuar në prani të prindërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *