Policia bastis një shtëpi në Rashçe, gjendet sasi e madhe municioni

Sipas burimeve jozyrtare, policia e Shkupit ka zhvilluar një bastisje në vendbanimin Rashçe, raporton portali Republika.

Gjatë aksionit, forcat policore kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme municioni dhe plumbash.

Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka dhënë informacion zyrtar lidhur me detajet e operacionit, si dhe nëse gjatë bastisjes janë arrestuar persona të dyshuar.