Pikë të arta për Kroacinë, Franca i kthehet fitores, Hollanda dhe Belgjika dalin nga fusha e blertë me pikë maksimale
Mbrëmjen e sotme u luajtën ndeshjet e përcaktuara të Ligës së Kombeve, ku në Grupin A, Kroacia me fitoren 2-1 ndaj Danimarkës e siguron vendin e parë në tabelë.
Skuadra e Francës edhe përskaj dëmtimeve të disave nga lojtarët kryesor, arriti që të mposhtë skuadrën e Austrisë me rezultatin 2-0.
Me pikë maksimale nga fusha e blertë dolën edhe skuadra e Hollandës e cila në transfertë e mposhti skuadrën e Polonis, kurse skuadra e Belgjikës me rezultatin 2-1 arriti ta mposhtë Welsin.


