Përmbytje në Kroaci,ka edhe të vdekur

Kroacia është goditur dje nga një stuhi e fortë shiu që ka shkaktuar përmbytje të mëdha.

Trafiku në disa pjesë të Rijekës, përfshirë pjesën më të madhe të qendrës, është i bllokuar dhe të gjitha shërbimet e urgjencës janë në terren. Raportohet se shkollat, muzetë, ndërtesat e rektoratit dhe policisë, shtëpitë dhe ndërtesat në të gjithë Rijekën u përmbytën. Makina të shumta ngecën në rrugët e përmbytura. Disa rrugë u zhytën plotësisht, transmeton rtv21.tv.

Policia e Rijekës ka njoftuar se rreth orës 19:30 ka marrë njoftim se një burrë është gjetur i vdekur nën një veturë. Në momentin që mbërriti ambulanca, burri kishte vdekur. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi./21Media

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}