Përleshje me thika dhe shkopinj në Kërçovë, disa persona të arrestuar

Policia ka arrestuar nëntë persona pas një përleshjeje të dhunshme në Kërçovë, ku janë përdorur thika dhe shkopinj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në udhëkryqin e Osllomejit, ndërsa arrestimet janë kryer në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë, në konflikt janë përfshirë persona nga Prilepi, Manastiri dhe Kërçova.

Si pasojë e përleshjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihen kallëzime përkatëse.