Faton Ahmeti i përgjigjet Bilall Kasami: Kur Ali Ahmeti ishte në ilegalitet, ju shkruanit “Druzhe Titos”
Nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Bilall Kasami, duke e akuzuar për hipokrizi dhe mungesë kredibiliteti politik.
Ahmeti mbrojti figurën e Ali Ahmeti, duke theksuar se ai ka sakrifikuar për çështjen kombëtare, ndërsa kritikët e sotëm, sipas tij, dikur “i shkruanin poezi ‘Druzhe Titos’”.
Ai shtoi se dështimet nuk i përkasin atyre që kanë vepruar për kauzë, por atyre që, sipas tij, “pa kontribut historik tentojnë të rishkruajnë narrativën për interesa ditore politike”.
Reagimi vjen pasi Kasami ironizoi letrën e Ali Ahmetit drejtuar ndërkombëtarëve, duke thënë se ajo “është dërguar edhe në Hënë për misionin Artemis”, deklaratë që ka rritur tensionet mes BDI-së dhe VLEN-it.

