Përfundon takimi konstituiv joformal i BDI-së, ky është qëndrimi

Ka përfunduar takimi konsultativ i BDI-së në selinë në Reçicë, ku me përfundimin e saj disa pjestarë të “grupit të zjarrit” dolën nga hyrja kryesore e saj, që vlen të kuptohet se ato kanë qenë prezent në takim dhe janë futur nga ndonjë hymje tjetër për të mos rënë në sy të gazetarëve.

Pas përfundimi të takimit, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani para mediumeve u prononcua në lidhje me takimin,kurse të tjerët refuzuan tu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

“Kemi pasur një takim konstituiv joformal të kryetarit Ahmeti me përfaqësues të partisë nga degët e ndryshme, në përgatitje për mbledhjen e nesërme të Këshillit qëndror ku do të merren vendimet për formimin e Kryesisë qendrore dhe organeve të tjera të partisë, dhe prej këtu Ahmeti këto ditë ka mbajtur takime individuale,por në dy raste jemi takuar me disa zyrtarë të partisë me të cilët kemi shkëmbyer mendime se si do të vendosen nesër në Këshillin qendror. Mendoj se i gjithë takimi u zhvillua në atmosferën më konstruktive, në një atmosferë uniteti dhe gatishmërie të partisë për lëvizje të reja”, tha Bujar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *