BDI – Dega Dollnen në përkrahje të “Grupës së zjarrit”

Kanë mbetur pothuajse vetëm një ditë nga dita vendimtare e përcaktimeve në udhëheqësinë e BDI-së ku degët e kësaj partie kanë filluar që të përcaktohen se për cilin grup janë dakord që të marrë timonin e partisë. “Grupit të zjarrit” iu bashkua sonte përkrahja edhe nga një degë tjetër, Dega e Dollnetit të cilët me një publikim në rrjetin social Facebook kanë dalur në përkrahjen haptazi të këtij grupi.

“Pozitat në parti duhet tu jepen njerëzve që kanë përkrahje nga elektorati. Përkrahjen e elektoratit për momentin e gëzon i ashtuquajturi Grupi i Zjarrit dhe ne jemi bashkë me ta”, thonë nga dega e BDI-së në Dollnen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *