Përfundon balotazhi në Kosovë: LVV dhe LDK udhëheqin me nga 7 komuna secila
Sot në Kosovë është mbajtur raundi i balotazhit për zgjedhjet lokale, ndërsa sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), gara ka përfunduar me një ndarje të balancuar të pushtetit lokal ndërmjet partive kryesore politike.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë siguruar secila nga 7 komuna, duke u renditur në krye të listës. Pas tyre vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6 komuna, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar në 5 komuna.
Ndërkohë, partitë më të vogla, si Nisma Socialdemokrate, KDTP dhe PDKRL, kanë arritur të mbajnë nga një komunë secila.
Rezultatet sipas partive:
LVV – 7 komuna: Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Shtime, Obiliq, Kamenicë
LDK – 7 komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Lipjan, Dragash, Viti, Junik
PDK – 6 komuna: Skenderaj, Prizren, Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Vushtrri
AAK – 5 komuna: Gjakovë, Rahovec, Klinë, Deçan, Suharekë
Nisma – 1 komunë
KDTP – 1 komunë
PDKRL – 1 komunë
KQZ pritet të publikojë rezultatet përfundimtare pasi të përfundojë numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora.

