Perez në mbështetje të Vinicius
Pas incidentit të djeshëm, Perez në zyrën e tij e ka thirur Viniciusin për të diskutuar në lidhje me rastin racist që u bë ndaj tij.
“Presidenti i Real Madrid është takuar me Vinícius Junior për t’i treguar atij mbështetjen dhe dashurinë e tij, për ta informuar atë për të gjitha hapat që po ndërmerren në mbrojtje të tij dhe për të konfirmuar se klubi do të shkojë deri në fund përballë një situate të tillë. Një situatë e neveritshme urrejtjeje”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.


