Pas 6 fitoreve radhazi, Osasuna ndalon hecurinë pozitive të Real Madrid

Skuadra madrilene pas 6 fitoreve radhazi, sonde ka arritur të ndalet në shtëpinë e saj nga skuadra e Osasunës e cila golin e shënuar barazoi rezultatin dhe ndaloi hecurinë pozitive të Real Madridit.

Ishin vendasit ato të cilët shënuan golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë, kurse skuadra e Osasunës vetëm 5 minuta sa kishte filluat pjesa e dytë shënoi golin e barazimit.

Në minutën e 79 pas një ndërhyrje të palejuar në zonën e 11 metërshit, Garcia ndëshkohet me karton të kuq, mirëpo Benzema nuk arriti që topin ta drejtojë në portë për të arritur deri tek fitorja.

Edhe pse skuadra e Osasunës 15 minutat e fundit së bashku me ato të shtesës, luajti me karton të kuq, mirëpo këtë mundësi nuk arriti ta shfrytëzojë skuadra madrilene.

Me barazimin ndaj Osasunës, skuadra e Real Madridit zbret në vendin e dytë me pikë të njëjta me Barcelonën, por me golavarazh më të ulët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}