Haaland dhe Foden mundin ekipin e Manchester United
Sot në kampionatin anglez u zhvillua derbi ndërmjet ekipit të Manchester City dhe Manchester United, ndeshje e cila përfundoi me gjithsej 9 gola të shënuara.
Derbi anglez u mbyll me rezultatin 6:3 në favor të Manchester City. Po edhe në këtë ndeshje sulmuesi Norvegjez i Manchester City, Haaland arriti që 3 herë radhazi ta mposht portierin kundërshtar.
Befasia tjetër ishte edhe sulmuesi anglez Phil Foden i cili poashtu arriti të shënojë hat-trik për skuadrën e Cityt.
Nga ana tjetër, te skuadra e Mancheater United 2 gola u shënuan nga Martial dhe një gol nga Antony.
Për tu habitur ishte fakti se Cristiano Ronaldo në derbin e ditës së sotme u la në stol dhe nuk iu dha mundësia të inkuadrohet në fushë.


