Burri nga fshati vreshtarak i Gradecit është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.
Me datë 11.10.2022, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë së Vinicës kanë hequr nga liria V.S.(26) nga fshati Gradec, Vinicë, për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë ndaj të miturës. Është bërë kallëzim penal kundër V.S. në OJO Koçani, ndërsa nga gjyqtari i procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është dërguar në Shtëpinë Kumanovë, njofton MPB.
