Qeveria planifikon që administratorët të punojnë nga shtëpia,çka do të ndodhë me kontratat kolektive?!
Kryetari i Sindikatës së UPOZ-it, Trpe Deanoski, sonte në “Top Temë” në Televizionin Telma, ka shpalosur disa nga masat dhe rekomandimet e Qeverisë për uljen e shpenzimeve të shfrytëzuesve buxhetorë, shumica e të cilave deri më tani nuk janë bërë të ditura për opinionin.
Përveç masës për uljen e pagës me 10 për qind, e cila ishte e vetmja e shpallur publikisht, dokumenti përmban edhe disa pika të tjera, duke përfshirë uljen e punës jashtë orarit me mbi 20 për qind në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, në Agjencinë për Inteligjencë, zbuloi Deanoski.
Sipas tij, Qeveria planifikon që edhe administrata shtetërore të punojë nga shtëpia, me rotacion. Për sindikalistët më i diskutueshëm është propozimi dhe, sipas tyre, synimet e Qeverisë për pezullimin apo shfuqizimin e marrëveshjeve kolektive që rregullojnë të drejtat e punëtorëve në sektorë të caktuar.
Sindikalistët si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat kanë paralajmëruar se të gjithë së bashku do të kundërshtojnë çdo përpjekje të Qeverisë për të shfuqizuar apo pezulluar marrëveshjet kolektive.
Seanca e sotme e Këshillit Ekonomik Social, e para pas gjashtë muajsh, është ndërprerë pasi, sipas sindikalistëve, nuk kanë arritur të bindin përfaqësuesit e qeverisë për të vendosur pikat me kërkesat e tyre në rendin e ditës./slobodenpecat/.


