Osmani: Ukraina do të mbetet prioritet kryesor dhe çështje kyçe e sigurisë

“Forcimi i aktiviteteve në terren do të jetë prioriteti kryesor i kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në”, tha Bujar Osmani.

“Është përgjegjësi dhe nder i madh të marr presidencën e OSBE-së në vitin 2023. Synimi ynë do të jetë fokusimi në vetë parimet e Dokumentit Final të Helsinkit, në interes të nevojave të njerëzve. Si një prioritet kryesor i kryesimit tonë, ne planifikojmë të forcojmë fokusin tonë në terren, gjë që është thelbësore për mbështetjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të njerëzve që janë përdoruesit përfundimtarë të punës së OSBE-së. Plani ynë është t’i japim dorën popullatës së prekur nga konflikti, por edhe të tjerëve që kanë nevojë”, theksoi Osmani.

Ai theksoi se Ukraina do të mbetet prioritet kryesor dhe çështje kyçe e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *