Osmani – Mexhitit: Do matemi në zgjedhje

Ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani me mesazhe direkte për Izet Mexhitin dhe Lëvizjen Demokratike- do shihemi në zgjedhje. Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i pyetur nga gazetari Ersan Pajaziti në intervistën speciale për TVM2, lidhur me kritikat të adresuara nga Izet Mexhiti, se Osmani është i stërngarkuar me poste dhe se nga ana tjetër nuk është i dëshirueshëm nga strukturat dhe aktivistët partiak, u kundërpërgjigj duke thënë se pesha politike matt në fushën e mejdaniut, e ato janë zgjedhjet parlamentare. MPJ Osmani tha se në zgjedhjet e ardhshme do të shihet se sa vlejnë njerëzit që nuk kanë pas llogon partiake dhe Ali Ahmetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *