Nuk ka K-15 për punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë” që nga viti 2023

Sipas informacioneve që na vijnë nga të punësuarit e Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë” si dhe nga të afërmit e tyre, thuhet se ndërmarrja nuk e ka paguari obligimin ligjor K-15 që nga viti 2023 që nënkupton se ndaj tyre për 3 vite me radhë nuk paguhet K-15.

Nga informatat e arritura deri tek ne bëhet e ditur se një gjë e tillë është refuzuar edhe nga udhëheqësia e NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe u është transmetuar se nuk do të bëhet pagesa e K-15 për shkak se ndërmarrja publike është në humbje për vitet e lartpërmendura.

Shumica e të punësuarve kanë parashtruar padi për regresin vjetor për vitet 2023 dhe 2024 ku në shumicën e rasteve ka edhe vendime gjyqësore që e obligon NP që të paguaj detyrimet.