Ish-prokurori Hajrullahu: Iku kryeprokurori më analfabet që kemi pasur deri sot, vepronte në bazë të urdhrave partiake
“Ja, Kocevski dha dorëheqje – ky është karakteri i tij. Ai është një njeri gënjeshtar, pa as edhe një grimë vlerash morale. Për mua ishte e pashpjegueshme se si një profil i tillë njeriu, analfabet dhe që nuk e njeh mjaftueshëm gjuhën maqedonase, mund të arrijë në këtë pozitë. Ai është i prirur ndaj çdo urdhri të dhënë nga partitë politike. Kur pa se rrethi po i ngushtohej, dha dorëheqje”, deklaroi Hajrullahi për Mkd.mk.

