Një person nga Prilepi djeg ordinancën e bashkëshortes

Një burrë nga Prilepi është përleshur me gruan e tij dhe më pas i ka djegur ordinancën.

Mbrëmë në Prilep rreth orës 22:00, zyrtarë policorë të Drejtorisë së Policisë së Prilepit ia kanë hequr lirinë D.Gj.(47) nga i njëjti qytet. Ai dyshohet se rreth orës 19:50 ka shkaktuar zjarrin në ordinancën e bashkëshortes në rrugën “Sotir Gjorgjioski – Sotka” në Prilep. Ata kishin marrëdhënie të prishura familjare. Ai ka pranuar se i ka djegur zyrës me benzinë, me çka është djegur inventari dhe ka dëmtuar veturën “Volkswagen Passat” me targa të Prilepit në pronësi të S.S.(19) nga Prilepi, e cila ka qenë e parkuar para ordinancës. Zjarri është shuar nga zjarrfikësja territoriale e Prilepit dhe nuk ka persona të lënduar. D.G. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./faktor.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *