Një i vdekur dhe nëntë të lënduar nga aksidenti në Istog

Rastin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një traktori.

“Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Dobrushë të Istogut. Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një traktor”, u shpreh ai.

Njësitet relevante të policisë ndodhen në vendin e ngjatrjes dhe po merren me rastin./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *