Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, afërsia mes Dolce dhe Edit po bëhet çdo ditë e më e dukshme.

Sot, dy banorët u filmuan duke biseduar në tualet, një moment që menjëherë tërhoqi vëmendjen e kamerave dhe të ndjekësve të formatit. Ajo që ra më shumë në sy ishin gjestet e afërsisë së tyre, të cilat fansat i kanë përshkruar si të ngrohta, të veçanta dhe herë-herë me një dozë të lehtë sensualiteti, por të shoqëruara gjithmonë me humor dhe buzëqeshje.

Gjatë bisedës, Dolce po fliste, ndërsa Edi i vendoste dorën rreth qafës dhe e afronte lehtë, duke i dhënë një puthje të butë në ballë. Ai e mbajti dorën për disa sekonda, ndërsa Dolce reagoi me një buzëqeshje të qetë, duke lënë të kuptohet se gjesti ishte i mirëpritur.

Ky moment ka nxitur spekulime në rrjetet sociale mbi kiminë e dukshme mes tyre, ndërsa publiku pret me kuriozitet të shohë se si do të zhvillohet raporti i tyre brenda shtëpisë.

Me afrimin që po shfaqin dita ditës, Dolce dhe Edi duket se do të jenë një nga çiftet më të përfolura të këtij sezoni, ndërsa fansat po ndjekin me interes çdo hap të tyre. /Telegrafi/