Ndërron jetë në vendin e punës një punonjës në komunën e Strugës

Raportuar se vetëm më pak se 1 orë më parë ka ndërruar jetë Zllatko Bogdanovskit, 53 vjeç. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti gjatë kohës kur ndodhej në vendin e punës në Komunën e Strugës.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë tentuar të ofrojnë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk kanë mundur t’ia shpëtojnë jetën.