Moska mbushet me policë, qytetarët ndjehen të frikësuar (Video)
Në rrugët e kryeqytetit rus ka patur një prani të shtuar të forcave të policisë për të garantuar rendin e sigurisë në vend. Për agjencinë e lajmeve “Reuters”, qytetarët e Moskës dhanë opinionet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
“Pavarësisht situatës forcat e policisë po punojnë normalisht. Ata po përpiqen të mbrojnë njerëzit tanë. Është e frikshme të mendosh se çfarë mund të ndodhë në pak kohë. Është shqetësuese jo vetëm për veten, por edhe të afërmit tanë.”


