Mjeku Lumani: Të vjellurat dhe dhimbja e barkut te fëmijët janë sëmundje të zakonshme sezonale

Rritja e temperaturave ditëve të fundit ka shkaktuar fluks të qytetarëve të prekur nga virozat. Mjekët thonë se ka shumë pacientë që paraqiten me temperaturë të lartë, diarre, te vjella dhe dhimbje barku.

“Ndodhemi në pikun e të nxehtit të verës, që si çdo verë edhe këtë vit, muajin e fundit temperaturat tropikale që ishin mundësuan që në përgjithësi ushqimet të kontaminohen dhe të paraqiten simptomat e sëmundjeve të ashtuquajtura sezonale, ose të sistemit të tretjes të ushqimit, sidomos te fëmijët dhe njerëzit që janë të eksponuar në temperature të larta dhe sëmundje profesionale.”- thotë Sedat Lumani – Mjek.

Për shkak të simptomave të lartpërmendura, vjen te dehidrimi thotë mjeku Lumani. Për këtë arsye ai rekomandon që çdo person të hidratohet në mënyrë permanente, duke konsumuar ujë dhe lëngje natyrale, si dhe pemë dhe perime.

Përndryshe këto sëmundje shkaktohen për shkak se materialet ushqimore nuk ruhen sipas kushteve normative dhe të njëjtat mund të kontaminohen me mikroorganizma të ndryshme, thotë mjeku Lumani. Ai apelon që ushqimet të përpunohen mirë në zjarr që gjatë të ushqyerit të mos vijmë në kontakt me viruse ose baktere./tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *