Grubi uron përfundimin e konviktit të ri në Tetovë
Postimi i Artan Grubit në Facebook-un e tij:
Edhe një punë e madhe përfundoi, edhe një tjetër premtim u realizua.
Nga ky vit akademik, studentët e Universitetit të Tetovës do të qëndrojnë në konviktin e tyre të ri.
Përgëzoj Jetonin dhe ministrat tanë paraprak të arsimit që bashkë me të gjithë ne në qeveri me këmbëngulje insistuam në përfundimin dhe pajisjen e Konviktit bashkë edhe me objektet tjera në kampusin universitar.
Ky ekip qeveritar është i përkushtuar që ti përmirëson të gjitha padrejtësitë, ti eliminon të gjitha pengesat, të realizojë të gjitha premtimet, dëshpërimin ta kthen në besim e shpresë.

