Minutat e fundit të ndeshjes, tmerr për Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovës
Kombëtarja e Kosovës me fillimin e pjesës së dytë arriti që të zhbllokojë rezultatin në favor të tyre, mirëpo në 10 minutat e fundit të ndeshjes kundërshtari i tyre Irlanda e Veriut arriti që të kthej rezultatin në 2-1 në favor të tyre.
Kombëtarja e Shqipërisë në fillimin e pjesës së dytë e pranoi golin e parë me të cilin u zhbllokua edhe ndeshja, mirëpo në minutën e 88 me një super shut nga Uzuni u kthyen shpresat tek kombëtarja qoftë edhe për një pikë të vetme. Gabimi i mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë i solli avantazhin përsëri Kombëtares së Izraelit e cila në stadiumin e saj arriti të marrë pikët maksimale.


