Memli Krasniqi: Zgjedhjet lokale janë mundësi për qytetarët që të vendosin për të ardhmen e tyre

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ushtruar sot të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve lokale, duke theksuar se ky proces është një mundësi e rëndësishme për qytetarët që të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Votuam jo vetëm për të kryer obligimin, por edhe për t’i dhënë Prishtinës drejtimin që meriton. Ftoj qytetarët që t’u japin drejtim komunave e qyteteve ku ata jetojnë. Verdikti i tyre duhet të jetë ai që vendos për të ardhmen e tyre. Sot do të jetë ditë e mirë, feste për qytetarët, e proces shembullor,” tha Krasniqi.

Ai shtoi se pret që qytetarët të dalin masivisht në votime dhe paralajmëroi një balotazh më 9 nëntor, si dhe zgjedhje parlamentare jo më larg se në dhjetor.

“Besoj që do të votojmë më 9 nëntor në balotazh, e jo më larg se në dhjetor në zgjedhje parlamentare,” deklaroi lideri i PDK-së.