Melinda Ademi publikon momentin magjik të propozimit për martesë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me fansat e saj një nga momentet më të veçanta të jetës – propozimin për martesë nga partneri i saj, Granit Muhaxheri.
Ngjarja e paharrueshme u zhvillua në një ambient përrallor buzë detit, gjatë perëndimit të diellit. Graniti kishte përgatitur një skenë romantike, të dekoruar me lule përgjatë një piste të ndriçuar, që të çonte drejt një zemre gjigante dekorative, ku shkruhej: “A do të martohesh me mua?”
Atmosfera u bë edhe më magjike me mini fishekzjarrët që shpërthyen anash, duke shtuar emocion dhe shkëlqim. Në fund, Graniti u ul në gjunjë dhe i bëri Melindës pyetjen e madhe.
E emocionuar dhe e lumtur, Melinda pranoi menjëherë, duke e konfirmuar me një “Po” plot dashuri, gjë që u prit me urime të shumta nga ndjekësit e saj.




