Mbappe shtang drejtuesit e PSG-së
Mbappe ka refuzuar të vazhdojë kontratën me PSG-në që nënkupton se nëse ai qëndron edhe këtë vit tek kampioni francez, atëherë vitin e ardhshëm mund të transferohet me koston zero. Kjo nuk është e përshtatshme dhe e pranueshme për drejtuesit parizien.
Me këtë rast, Real Madrid është në pritje të një sinjali nga ana e sulmuesit francez për të filluar bisedimet për të transferuar sulmuesin francez në ekipin spanjoll.
Edhe pse shuma të cilën e kërkojnë dtejtuesit e PSG-së është e papranueshme për klubin spanjoll, por mbetet të shihet se çka do të ndodhë ditëve në vijim.

