Çka solli takimi me Escobarin?

“Qëndrimi i koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE lidhur me ndryshimet kushtetuese u konfirmua në takim. Të dyja palët theksuan gjithashtu nevojën për të forcuar dhe thelluar miqësinë strategjike midis dy vendeve. Kryetari Mickoski theksoi se qeveria aktuale në Maqedoni për shumë çështje të brendshme politike keqinformoi komunitetin ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, thonë nga VMRO DPMNE.

“Për gjashtë vjet, LSD keqpërdor BE-në duke deklaruar në mënyrë të rreme vlera që ata nuk i respektojnë, ndërsa për zbatim as që diskutohet. Gjashtë vjet, Maqedonia është gjithnjë e më larg BE-së. Të dashur miq, me çdo muaj me LSD dhe BDI në pushtet, Maqedonia po largohet më shumë nga BE. Kjo është arsyeja pse na duhen zgjedhje për ndryshim”, deklaroi Marija Miteva, Zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *