Lloga: E kam parë dosjen për transferimin e të burgosurve të “Lagjes së Trimave”, mirëpo në ato ka lëshime

Krenar Lloga, Ministri i Drejtsisë i RMV-së sot ka folur për mundësinë e transferimit të të burgosurve të rastit “Lagja e Trimave” në Kosovë. Ai tha se ka kërkuar dosjen dhe e ka parë por që kërkesat kanë disa lëshime.

“Kërkesat do të shqyrtohen nga ana jonë, por duhet të themi se janë rreth 10 hapa të cilat duhet të ndiqen deri në transferimin e të njëjtëve, por keni parasysh që për këtë proces nevojitet edhe vullneti i autoriteteve kosovare”, tha Lloga.

Ai nuk kishte një qëndrim të prerë për çështjen e ekstradimit të tyre dhe kërkoj kohë deri në konsultimin me të gjithë palët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}