Lloga: Nuk do të ketë vetting pa praninë e BE-së dhe SHBA-së

Lloga sot para gazetarëve tha se nuk do të pranojë të ketë një vetting të gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve nëse në proces nuk përfshihen përfaqësues nga BE dhe SHBA. “Maqedonia është në një situatë më të mirë për sa i përket krimit dhe korrupsionit në gjyqësor, krahasuar me Shqipërinë dhe për këtë arsye vettingu mund të zbatohet. Gjyqësori ynë po punon me 50 për qind të kapaciteteve të prokurorëve. Nga ato 50 për qind, që janë pjesë e sistemit, mbi 25 për qind janë të punësuar në 10 vjetët e fundit”, u shpreh Lloga. Ai nënvizoi se të gjithë partitë politike janë për vetting dhe për këtë arsyeje beson se do të jetë një proces më lehtë i aplikueshëm.

Derisa në fund ai nuk dha garanci që vettingu do të kryhet gjatë mandatit të tij dhe shtoi se ende është shumë herët të flitet për afate kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *