Listës së zezë amerikane i shtohet edhe një kompani nga Maqedonia e Veriut
Qeveria e SHBA-së shtoi edhe katër entitete të huaja spiunazhi komerciale në listën për kufizime tregtare për shkak të angazhimit në aktivitete, të cilat janë në kundërshtim me sigurinë kombëtare ose interesat e jashtme politike të SHBA-së, mes të cilave edhe ndërmarrja Sajtroks SHA nga Maqedonia e Veriut, raporton MIA.
Ndërmarrjet tjera janë Inteleksa S.A. nga Greqia, Inteleksa Limited nga Irlanda dhe Sajtroks Holdings Crt nga Hungaria, kumtoi Departamenti i Shtetit.
“Këto kompani janë shtuar në listën e entiteteve në bazë të konfirmimit se merren me tregti me sajbereksploatime që të marrin qasje në sistemet informative, duke e sjellur në rrezik privatësinë dhe sigurinë e individëve dhe organizatave mbarë botën”, informon Zëri i Amerikës.

