Lëndohet rëndë shoferi, goditi një automjet të parkuar në Gradec të Gostivarit

Me datë 05.01.2023 në ora 18:30 në DPB-Gostivar është raportuar se në rrugën lokale në Gradec të Gostivarit, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës e drejtuar nga R.B.(44) nga fshati Gradec, ka goditur mjetin e ndalur pasagjerësh “Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit, të cilin e ka ndaluar personi N.I.(46) nga i njëjti fshat.

Në aksident drejtuesi R.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri në mjetin “Passat”, N.R. ka pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Pas autorizimit të prokurorit publik, ekipi i Policisë së Gostivarit ka kontrolluar vendin e aksidentit, thuhet në kumtesën e MPB-së. /KlanMacedonia

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}