Kush përfiton nga projektligji për amnisti penale në Shqipëri?
Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka prezentuar projektligjin për amnisti penale.
Manaj njoftoi se nga miratimi i amnistisë do të përfitojnë më shumë se 3.200 persona, prej të cilëve 700 janë në burg, kurse pjesa tjetër në shërbim prove.
Nga amnistia nuk do të përfitojnë të dënuarit për vepra penale të rrezikshmërisë së lartë shoqërore siç është vrasja, plagosja e rëndë, dhuna në familje, veprat penale të terrorizmit.

