Kush do të siguroj biletën për në Stamboll??
Sonte në stadiumin “Etihad” në Mançester do të zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve mes Mançester Sitit dhe Real Madridit. Ndeshja e parë në “Sanitago Bernabeu” në Madrid përfundioi me barazim 1-1, që do të thotë se çdo gjë ka mbetur e hapur. Pas 90 minutave lojë pritet të mësohet se cila nga këto skuadra gjigante do të kualifikohet në finalen e madhe të 10 qershorit që do të zhvillohet në Stamboll.
Ndeshja kthyese gjysmëfinale mes Manchester Sity dhe Real Madrid zhvillohet sonte me fillim në orën 21:00, në stadiumin “Etihad” në Mançester, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri polak Szymon Marciniak.


