Kurti: Në Kosovë mund të ketë luftë

Në një intervistë për gazetën kroate Vecernji list, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që të ketë luftë në Kosovë.

Si argument për deklaratën, ai ka sjellë në vëmendje stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë.

“Nëse nuk ka përgatitje për luftë, atëherë pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar,” – u shpreh Kurti./EuroNews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *