Kujdes nga këto çipsa sepse përmbajnë substanca kancerogjene! Ja kush e bën paralajmërimin⬇️⬇️

Në kufirin kroat është gjetur nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen në produktet ushqimore të prodhuar nga Serbia.

Nivel i lartë i akrilamidit është gjetur në patatet e skuqura me shije speci të prodhuar në Serbi dhe është publikuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian, transmeton n1info.rs, përcjell TV21.

Vendi i aplikimit është Kroacia, dhe njoftimi i referohet Kroacisë dhe Serbisë, thuhet në faqen e internetit të sistemit evropian të alarmit të shpejtë. 

Produkti nuk ka hyrë në tregun kroat dhe është shkatërruar në mënyrë të sigurt.

Siç njofton Agjencia Kroate e Ushqimit, vlerësohet se prania e akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat./tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *