Burime të afërta me kryetarin e LD njoftojnë se nënshkrimet për themelimin e LD-së janë arritur në afat rekord

Sot në afat rekord u mblodhën nënshkrimet e nevojshme për regjistrimin e Lëvizjes Demokratike.

Qindra bashkëmendimtarë të Izet Mexhitit ishin mbledhur sot në zyret e noterëve për të dhënë firmën e tyre për Lëvizjen që premton ndryshimin pozitiv për shqiptarët në RMV.

Këshilli organizativ në kuadër të Lëvizjes Demokratike kishte paraparë që nënshkrimet të mblidhen gjatë tërë ditës, por gjithçka përfundoi në më pak se tre orë, dhe u shpall njoftimi se mbyllet me sukses mbledhja e nënshkrimeve.

Me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme, vijon regjistrimi i partisë, ndërsa më datën 13 Gusht është paralajmëruar edhe promovimi i saj. /TS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *