Kovaçevski: Do të ketë rrymë, ngrohje dhe ushqim për të gjithë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski shpalli sot një sistem të ri efikas të mbështetjes për fermerët.

Pas seancës së qeverisë në të cilën u miratua modeli i ri për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, kryeministri bëri të ditur se rryma, ngrohja dhe ushqimi duhet të jenë në dispozicion për të gjithë.

“Kemi obligim që së bashku t’i ndihmojmë fermerët që ta kalojnë këtë krizë dhe të sigurojmë prodhim të qëndrueshëm të ushqimit për qytetarët”, tha Kovaçevski.

Modeli i ri, theksoi ai, është krijuar sipas modelit evropian, është më efikas dhe i përshtatur me sfidat që sjell kriza. Nuk ka reduktim, por, siç theksoi, shpërndarje më efikase të mjeteve.

“Duhet të sigurohemi që prodhimi vendor i ushqimit të jetë stabil dhe të ketë ushqim të mjaftueshëm, të prodhojmë mjaftueshëm për shtëpi, por edhe për eksport për të forcuar ekonominë”, tha Kovaçevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *