Reagon SSM, asnjë kontratë kolektive nuk mund të anulohet

Asnjë kontratë kolektive në nivel dege apo marrëveshje kolektive e përgjithshme nuk mund të anulohet apo rishikohet për dispozita që kanë implikime fiskale, është qëndrimi i Kryesisë së Sindikatës.

Ky vendim i Sindikatës është marrë njëzëri në seancën e 32-të të Kryesisë si organi më i lartë i sindikatës.

Nuk do të lejojmë uljen e të drejtave të punëtorëve përmes shkurtimit të pagave, mospagesës së shtesave dhe kompensimeve të pagave. Sindikata nuk do të japin pëlqimin e tyre për asnjë ndryshim dhe shtesë në marrëveshjet kolektive në drejtim të uljes së të drejtave të punës, thonë nga Sindikata.

Për shkelje të mundshme direkte të Kushtetutës, ligjeve kombëtare dhe standardeve ndërkombëtare të punës, Sindikata njofton se do të informojë organizatat sindikale evropiane dhe botërore, Organizatën Ndërkombëtare të Punës, Këshillin Evropian dhe të gjitha institucionet kompetente në nivel vendor dhe botëror./24info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *