Doarsa Kica Xhelili rikandidon për deputete — sfidat shëndetësore nuk e ndalin angazhimin politik

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka konfirmuar se do të garojë sërish për një mandat deputeteje në zgjedhjet e ardhshme, duke u pozicionuar me numrin 4 në listën zgjedhore të partisë.

Ajo bëri të ditur se rikandidimi vjen në rrethana më të vështira për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe sfidave që po përjeton gjatë shtatzënisë. Megjithatë, Kica Xhelili theksoi se këto sfida personale nuk do ta pengojnë që të vazhdojë angazhimin politik.

Në deklaratën e saj, ajo u bëri thirrje kolegëve politikë që të lënë mënjanë konfliktet e brendshme dhe egot personale, duke u fokusuar tek problemet që, sipas saj, vazhdojnë ta mbajnë vendin peng.