Aksion policor në Shkup e Kumanovë për dyshime mbi keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Shkupit, po zhvillon një aksion policor me bastisje në disa lokacione në Shkup, Kumanovë dhe në qytete të tjera. Operacioni lidhet me dyshimet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Prokuroria Publike ka konfirmuar se bastisjet janë duke u realizuar në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit. Detaje shtesë lidhur me rastin pritet të publikohen pas përfundimit të aksionit.