Kosovë/ 23 vatra aktive për shkak të temperaturave të larta
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë të ditur se nga ora 08:00 deri në ora 14:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri në vend. Sipas njoftimit, 11 prej tyre mbeten ende aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar.
“AME – NJPZSH mbeten në gatishmëri të lartë për të reaguar dhe për t’u përgjigjur në çdo situatë kur kërkohet. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193, 192”, thuhet në njoftim.

