Kosova pajiset me fluturake pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma” nga SHBA-të
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci bëri të ditur se gjatë javës së kaluar kanë pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, kjo është realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021.
https://www.facebook.com/share/p/178Vm21h9f/?mibextid=wwXIfr

