Kallëzim penal ndaj një të mituri nga Struga për tri vjedhje të rënda
Njësia për punë të brendshme në Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër Z.M.(17) nga Struga për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e tri veprave penale “vjedhje e rëndë”. Veprat i ka kryer në datat 22.02.2022 dhe 11.08.2022 duke hyrë me dhunë në objektet afariste në zonën e Strugës, ku ka marrë para dhe sende të tjera.
Lajmi bëhet i ditur nga SPB në Ohër.


