Arbër Shaqiri është çiklisti që humb jetën në aksidentin tragjik
Në një aksident të rëndë ka ndodhur sot në Shkup ku një veturë ka goditur dy çiklistë, me ç’rast ka hunbur jetën çiklisti Arbër Shaqiri.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi i çiklistëve.
“Me keqardhje ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin një veturë ka goditur dy çiklist nga Shkupi, në unazën në Shkup (Radishani) drejtimin nga Tetova.
Në aksidentin ka humbur jetë shoku ynë dhe njëkohësisht anëtari i klubit Phoenix Cycling Team, Arbër Shaqiri”, thuhet në njoftimin e klubit Phoenix Cycling Team.


