Në edicionin e katërt të “Ditët e Alfabetit”, Sela panelist me temën “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane”
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u paraqit me kumtesë në konferencën “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane”
Në suaza të Ditëve të Alfabetit, të organizuar nga ITSHKSH-ja në Shkup, sot u mbajt sesioni i tretë i konferencës shkencore “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane”. Para të pranishmëve kumtesat e tyre i lexuan Anton Nikë Berisha, Mimoza Kore, Sefer Tahiri etj. Po ashtu, me kumtesë u paraqit edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela i cili foli për albanologun gjerman, Hanin dhe udhëtimet e tij nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit, duke sjellë një mozaik të dhënash interesante lidhur me disa vendbanime ku jetojnë shqiptarët.
Shkup, 17.11.2022


